Nga ora 11:00 – 12:00 u bën Homazhe në Kompleksin e Varrezave në Gllogjan.
Fillimi i turneut nga ora 13:00
Ky turne ishte i hapur për të gjitha grupmoshat.
Turneu solli 14 duele shumë interesante, ku boksierët nga klube të ndryshme të Kosovës u përballën në ring, duke ofruar ndeshje cilësore dhe atmosferë sportive.
Pas përfundimit të dueleve juria shpalli edhe më të dalluarit e turneut:
Boksieri më i mirë: Riad Alimusaj– K.B. “A.P. Peja” Pejë
Tekniku më i mirë: Jonuz Kastrati K.B.”Gjakova 137″
Çifti më luftarak: Lindon Shala K.B.”Besa” Pejë – Erdi Aliu K.B.”Dardanët” Prishtinë
Boksieri më perspektiv: Lendri Gashi K.B.”Fushë Kosova”
Gjatë këtij aktiviteti sportiv u ndanë mirënjohje dhe medalje për boksierë, mirnjohje për klubet pjesëmarrëse, për Komunë e Pejës si dhe për personalitete të shquara për kontributin e dhënë.












