Ekipi i Kosovës merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup” në Budva

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili do të mbahet nga 13 deri më 22 mars 2026 në Budva të Malit të Zi.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa destinacioni i radhës është ky turne i njohur që mbledh boksierë të talentuar nga shumë vende të botës.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me 2 boksierë dhe 1 boksiere:

Bashkim Bajoku (55 kg)

Planet Berisha (75 kg)

Agnesa Veseli (48 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli dhe selektorja Mariola Sallauka, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 18 shtete, duke e bërë garën shumë konkurruese dhe me nivel të lartë sportiv.

Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë dhe përfaqësuesve të ekipit në këtë garë ndërkombëtare.

Screenshot