Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) vazhdon me organizimin e garave sipas kalendarit 2026

Në kuadër të aktiviteteve të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026, Klubi i Boksit

“ AP Peja” Pejë më 21.03.2026 do të organizohet turneu tradicional të boksit “Epopeja e Dukagjinit”,

Vendi: Palestra e Sporteve Karagaqi, Pejë

Programi i aktivitetit:

Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 09:00 – 10:00 (Palestra Karagaqi)

11:00 – 12:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave në Gllogjan

Fillimi i turneut: 13:00

Ky turne është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend.

Gjyqtarët e turneut:

• Agim Tahiraj

• Agim Shala

• Luan Krasniqi

• Fatlum Agushi

• Visar Rexhepi

Delegat:Nadir Shllaku

Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë sportdashësit të jenë pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe të përkrahin boksierët dhe boksieret në këtë ngjarje