Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025
Prishtinë, 05 shkurt 2026 – Federata e Boksit e Kosovës ka shpallur sot laureatët e çmimeve vjetore për vitin 2025, në një ceremoni solemne ku u vlerësuan boksierët, trajnerët, gjyqtarët, klubet dhe personalitetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e sportit të boksit në vend.
Në këtë ceremoni, Donjeta Sadiku është shpallur boksierja më e mirë e vitit 2025, ndërsa Shpëtim Bajoku është zgjedhur boksieri më i mirë i vitit.
Çmimet e tjera u ndanë si më poshtë:
• Trajnerja më e mirë e vitit: Marjola Sallauka
• Gjyqtari më i mirë për kontribut ndërkombëtar: Latif Demolli
• Gjyqtari më i mirë për kontribut vendor: Granit Qorri
• Punëtori më i dalluar: Halil Kurhasku
• Klubi më aktiv i vitit: K.B. “Gjakova 137” – Gjakovë
• Federata ndau mirënjohje edhe për boksierët më të dalluar në kategoritë Seniorë, U18, U16 dhe U14, si dhe për boksieret më të mira të vitit, duke evidentuar punën dhe sukseset e brezave të rinj të boksit kosovar.
• Në kategorinë “Shpresa e Boksit” u vlerësuan sportistë të rinj premtues, ndërsa me respekt të veçantë u nderuan edhe figurat Nazif Gashi dhe Shkelzen Riza (post mortum) për kontributin e tyre në sportin e boksit.
Kryetari i Federates se Boksit të Kosovës Enver Krasniqi shprehu falënderime për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetin Olimpik të Kosovës, si dhe për partnerët dhe mediat që mbështesin vazhdimisht sportin e boksit.
Ceremonia u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, ku përveç drejtuesve të Federatës së Boksit të Kosovës, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë edhe ish-boksierë të plejadës së artë, përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, federatave sportive si dhe klubeve të boksit nga mbarë vendi.
Me këtë manifestim, Federata e Boksit e Kosovës ka përmbyllur aktivitetet zyrtare për vitin 2025, të cilëve ju urohen suksese edhe në vitin 2026.
Përzgjedhja e më të mirëve u bë nga komisioni në përbërje: Shkelzen Sopjani, Sefedin Braha, Halil Kurhasku, Agim Tahiraj dhe Faton Xhakli.
Ceremonia u moderua nga Artan Muhaxhiri.
SHPALLJA E SPORTISTËVE TË VITIT 2025
________________________________________
LAUREATËT
• Boksierja më e mirë: Donjeta Sadiku
• Boksieri më i mirë: Shpetim Bajoku
• Trajnerja më e mirë: Marjola Sallauka
• Gjyqtari më i mirë (kontribut ndërkombëtar): Latif Demolli
• Gjyqtari më i mirë (kontribut vendor): Granit Qorri
• Punëtori sportiv i vitit: Halil Kurhasku
• Klubi më aktiv i vitit: K.B. “Gjakova 137”
________________________________________
BOKSIERËT E VITIT 2025 – SENIORË
• Taulant Jakupi – KB “Sport Center”, Gjakovë
• Bashkim Bajoku – KB “Gollaku”, Prishtinë
• Lumturim Xhoxhaj – KB “Prizreni”
• Planet Berisha – KB “Dukagjini”, Klinë
• Jozef Rrasi – KB “Gjakova 137”, Gjakovë
• Loris Idrizi – KB “Nitro”, Ferizaj
• Patriot Behrami – KB “Gollaku”, Prishtinë
• Zenel Hasani – KB “Fighter”, Pejë
• Donat Syla – KB “Drita”, Gjilan
• Erblin Zyba – KB “Prishtina”
________________________________________
BOKSIERËT E VITIT 2025 – TË RINJ (U18)
• Boksieri më i mirë: Riad Isufi – KB “Trepça 89”, Mitrovicë
• Luan Rrahmani – KB “Fushë Kosovë”
• Getoar Kryeziu – KB “Gjakova 137”
• Luan Morina – KB “Drenas”
• Riad Hasanaj – KB “Fighter”, Pejë
• Ylli Salihu – KB “Fight Factory”, Prishtinë
• Dion Belegu – KB “Fighter”, Pejë
• Mensur Shabani – KB “Nitro”, Ferizaj
• Festim Maqestena – KB “Fight Factory”, Prishtinë
• Dion Tërnava – KB “Vushtrri”, Vushtrri
• Endrit Jerliu – KB “Drita”, Gjilan
• Januz Kastrati – KB “Gjakova 137”, Gjakovë
• Robin Thaqi – KB “Dukagjini”, Klinë
• Armend Parduzi – KB “Kalaja”, Vushtrri
• Taulant Hajrizi – KB “Besa”, Pejë
________________________________________
POST MORTUM
• Nazif Gashi – boksier
• Shkelzen Riza – ish-kryetar i KB “Prishtina”
________________________________________
BOKSIERËT E VITIT 2025 – JUNIORË (U16)
• Boksieri më i mirë: Azgon Dreshaj – KB “Besa”, Pejë
• Flori Tarani – KB “Sport Center”, Gjakovë
• Ensar Badalli – KB “Prizreni”
• Noas Kelmendi – KB “Besa”, Pejë
• Ervin Shabani – KB “Drenas”
• Lorik Hasani – KB “Fighter”, Pejë
• Ari Krasniqi – KB “A.P. Peja”, Pejë
• Diar Gorani – KB “Drenas”
• Triumf Dobraj – KB “Fighter”, Pejë
• Flodian Sumaj – KB “Fushë Kosovë”
• Eris Vranovci – KB “Kastrioti”, Ferizaj
• Erdi Aliu – KB “Dardanët”, Prishtinë
• Redon Morina – KB “Kastriotët”, Klinë
________________________________________
BOKSIERËT E VITIT 2025 – SHKOLLARË (U14)
• Boksieri më i mirë: Drilon Thaqi – K.B. “Sport Center”, Gjakovë
• Muhamet Gashi – KB “Gollaku”, Prishtinë
• Dion Elezi – KB “Gjakova 137”, Gjakovë
• Bejtë Asllani – KB “Diakonia”, Mitrovicë
• Elion Kryeziu – KB “A.P. Peja”, Pejë
________________________________________
BOKSIERET E VITIT 2025
• Boksierja më e mirë: Agnesa Veseli – KB “Uniteti”, Fushë Kosovë
• Orinda Xhakli – KB “Nitro”, Ferizaj
• Erona Racaj – KB “Dodona”, Prishtinë
• Anda Jonuzi – KB “Visoka Univerzum Boxing”, Prishtinë
• Vanesa Pevqeli – KB “Fight Factory”, Prishtinë
________________________________________
SHPRESA E BOKSIT
• Ergjent Ujkani – KB “Diakonia”, Mitrovicë
• Urim Sadiku – KB “Uniteti”, Fushë Kosovë
• Riad Mziu – KB “Trepça”, Mitrovicë
________________________________________
MIRËNJOHJE
• Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)
• Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)
• Limak Kosovo International Airport J.S.C.
• Faton Paçarada – Vlera Sport
Mirënjohje për kontributin e dhënë:
• Selektori: Faton Xhakli
________________________________________
MEDIAT
• Artan Muhaxhiri – Moderator
• Radio Televizioni i Kosovës (RTK)
• Radio Televizioni 21
• ATV – Ylber Kelmendi
• Kohavision (KTV)
• KosovaPress
• Radio Kosova
• Arbër Grabovci – Radio 1
• TRE Agency – Florent Gashi
• Shpend Ahmeti – Fotograf











