Donjeta Sadiku në finale të “Strangja”, synon medaljen e artë
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar finalen e turneut prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po zhvillohet në Sofje. Me një paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinale, Sadiku dominoi përballjen ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, duke e mposhtur pas tre raundesh dhe duke prerë biletën për finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë. Me këtë sukses, ajo tashmë e ka të sigurt një medalje, por objektivi i saj mbetet i qartë – medalja…









