Riad Isufi është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026, të përzgjedhur nga Komisioni i Sportit në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet ndërkombëtare dhe potencialin e sportistëve për të ardhmen.
Dhjetë sportistët e rinj do të mbështeten me bursa mujore në vlerë prej 150 eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bazuar në Rregulloren nr. 03/2013 për ndarjen e bursave për shpresa olimpike dhe paraolimpike.

