Ekipi i Kosovës sot udhëtoi për në Turneun Ndërkombëtar “Grand Prix”, që mbahet më 08–11 dhjetor 2025, në Zagreb, Kroaci.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, destinacioni i radhës është turneu prestigjioz i boksit “Grand Prix”, i cili do të mbahet nga 08 deri më 11 dhjetor 2025 në Zagreb, Kroaci.

Kosova në këtë turne do ta përfaqësohet me dy boksierë:

• Lumturim Xhoxhaj (60 kg)

• Shpëtim Bajoku (70 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli, drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.