Turneu i Boksit “Uniteti Boxing Cup 2025” 07.12.2025 – Prishtinë

Klubi i Boksit “UNITETI” organizoi turneun e boksit “Uniteti Boxing Cup 2025”, i cili u mbajt në palestrën e klubit, në Hotel Grand – Prishtinë.

U zhvilluan gjithsejtë 10 duele kryesore dhe 8 paraduele.

Boksieret treguan boks atraktivë dinamikë me nivel të lartë teknik dhe luftarak.

Përveq boksierëve të klubeve të Kosovës në kët turne morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria.

Në përfundim të turneut, juria shpalli boksierët më të mirët të turneut:

Boksieri më i mirë i turneut:

Urim Sadiku (KB Uniteti)

Tekniku më i mirë:

Tugen Xhaferri (U.S.T Tiranë)

Qifti më luftarak:

Mensur Shabani (Nitro) & Erdi Aliu (Dardanët)

Boksieri më i mirë i klubit Uniteti:

Agnesa Veseli (KB Uniteti)

Boksieri më i mirë i huaj:

Bujar Hekuri (Eposi – Durrës)

Boksieri më perspektiv:

Drilon Thaqi (Sport Center Gjakovë)