Turneu i Boksit “Uniteti Boxing Cup 2025” 07.12.2025 – Prishtinë

Klubi i Boksit “UNITETI” Fushë Kosovë organizon turneun e boksit “Uniteti Boxing Cup 2025”, i cili do të mbahet më 7 dhjetor 2025, në palestrën e klubit, në Hotel Grand – Prishtinë.

Përveç klubeve të boksit nga Kosova, pjesëmarrës në turne do të jenë edhe boksierë nga Shqipëria.

Orari:

  • Peshimi: 10:00 – 11:00
  • Fillimi i dueleve: 14:00

Gjyqtarët:

  • Agim Tahiraj
  • Fadil Bekteshi
  • Granit Qorri
  • Luan Krasniqi
  • Filip Nue

Delegat:

  • Sylejman Voca

Mjeku kujdestar:

  • Agron Kamberi

Federata e Boksit të Kosovës vazhdon me zhvillimin e garave sipas kalendarit të aktiviteteve për vitin 2025.