Klubi i Boksit “Drenasi” organizon turneun tradicional për grupmoshat e reja

Federata e Boksit të Kosovës vazhdon me zhvillimin e garave sipas kalendarit të aktiviteteve për vitin 2025.

Klubi i Boksit “Drenasi” – Drenas organizon Turneun e Boksit “DRENASI 2025” për grupmoshat e reja, i cili do të mbahet në palestrën e klubit të boksit në Drenas, më 01.11.2025.

📏 Peshimi: nga ora 11:00 – 12:00

🥊 Fillimi i dueleve: nga ora 15:00

👨‍⚖️ Gjyqtarët:

Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue, Ylber Qorri

📋 Delegat:

Fadil Syla