Një medalje të artë dhe dy të argjendta nga Turneu Ndërkombëtar Memorial “Marko Boshnjak”, Zagreb, Kroaci, 17 – 18 tetor 2025.
Medalja e artë për Shpetim Bajokun (70 kg), i cili në finale ngadhënjeu kundër boksierit vendor nga Kroacia, Mateo Paulinić.
Zenel Hasani (65 kg), i papërvojë në arenën ndërkombëtare, edhe pse pësoi humbje nga boksieri kroat Filip Poturović, tregoi boks të mirë dhe luftarak. Zenelit i takoi medalja e argjendtë. Po ashtu, me medalje të argjendtë mbeti edhe Shpejtim Shabani (+90 kg), i cili pësoi humbje nga kroati Marko Perković.


