Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është turneu ndërkombëtar i boksit “Marko Boshnjak”, që mbahet me 17-18 tetor 2025 në Zagreb (Kroaci).
Ekipi ynë përfaqësohet me Zenel Hasani (65 kg), Shpetim Bajoku (70kg.), Shpejtim Shabani (+90kg.), ekipin do ta udhëheq selektori Faton Xhakli.
Në këtë turne marrin pjesë boksierët nga 16 vende: Kroacia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Danimarka, Mali i Zi, Italia, Kosova, Gjermania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Ukraina.
