Sadiku, që garoi në kategorinë deri 60kg, u mposht nga boksierja nga Kazakistani, Viktoriya Grafeyeva me rezultatin 3:2.
Federata e Boksit e Kosovës e ka konsideruar të padrejtë humbjen e Sadikut.
“Në sesionin e dytë nga ora 18:00, Donjeta Sadiku boksoi me nënkampionen e botës Grafeyeva Viktoriya nga Kazakistani, ku pësoi humbje padrejtësisht me rezultat 3:2. Edhe pse sipas duelit raundi i dytë dhe i tretë duhet të ishin në favor të Donjetes, ku gjatë gjithë kohës sulmonte kundërshtaren duke e goditur, por gjyqtarët poentuan në favor të kundërshtares dhe me rezultat të ngushtë 3 me 2, fituese shpallen boksieren Grafeyeva nga Kazakistani”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.
Të shtunën humbje në Botërorin në Liverpool pësoi edhe Shpëtim Bajoku nga boksieri anglez Kamara Odel.



