Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 4 deri më 14 shtator 2025 mbahet në Liverpool të Anglisë.
Ekipit i prinë medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku, vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku, si dhe Loris Idrizi.
Është ky botërori i parë i organizuar nga Federata e re e cila menaxhon me bokësin ndërkombëtar, World Boxing.
KOK iu uron fat dhe suksese boksierëve tanë, si në short ashtu edhe në rrugëtimin drejt medaljeve botërore.


