Kosova me Donjeta Sadikun dhe Shpetim Bajokun në Kupën e boksit Eindhoven, Holandë

Kosova me Donjeta Sadikun dhe Shpetim Bajokun në Kupën e boksit Eindhoven, Holandë 05-10 Qershor 2025

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është Kupa e boksit “Eindhoven 2025 ”, që mbahet prej 05-10 qershor 2025 në Eindhoven (Holandë).

Ekipi ynë përfaqësohet me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka. Në konkurrencën e djemve, merrë pjesë Shpetim Bajoku (70 kg.), i cili udhëhiqet nga selektori, Faton Xhakli.

Drejtësinë do të ndajë gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë përfaqësues.