MBYLLET ME SUKSES TURNEU LAH NIMANI

Një tjetër edicion i suksesshëm i Turneut tradicional “Lah Nimani” u përmbyll me emocion, krenari dhe përfaqësim dinjitoz nga boksierë vendorë dhe ndërkombëtarë. Turneu, i cili mban emrin e legjendës së boksit kosovar, dëshmoi edhe një herë fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të nxitur frymën garuese dhe për të nderuar vlerat e vërteta të boksit.

Çmimet kryesore të turneut u ndanë për boksierët që shkëlqyen në ring:

🥊 Boksieri Perspektiv – Bernard Osman (MKD)
Çmimi u nda nga veterani i boksit Halil Kurhasku.

🥊 Boksieri “Fair Play” – Emir Serifovic (BeH)
Çmimi u nda nga anëtari i bordit i FBOXK-së Dardan Elshani.

🥊 Boksieri më i mirë vendor – Riad Isufi (KOS)
Çmimi u nda nga Blagoje Petrov, zëvendësambasadori i Bullgarisë.

🥊 Boksieri më i mirë i huaj – Josip Tokiç (CRO)

🥊 Çifti më luftarak – Vuk Dabovic (MNE) vs Rion Bajrami (MKD)
Çmimi u nda nga anëtarët e bordit Sefedin Braha dhe Fatmir Makolli.

🥊 Tekniku më i mirë – Ahmet Koçi (ALB)
Çmimi u nda nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FBOXK-së Shkelzen Sopjani.

🥊 Boksieri më i mirë i turneut – Janko Iliev (BUL)
Çmimi më prestigjioz u nda nga i biri Lah Nimanit, Istrefi dhe kryetari i FBoxK-se Enver Krasniqi.

Ky turne nuk ishte vetëm një garë, por një kujtim i gjallë i trashëgimisë së Lah Nimanit, i cili vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të boksit.

Falënderojmë të gjithë boksierët, trajnerët, gjyqtarët dhe spektatorët që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme.