Gjysmëfinalet e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Lah Nimani” – Edicioni i 17-të

shtunën u zhvilluan 11 meçe gjysmëfinale, të cilat sollën një nivel të lartë cilësie dhe rivaliteti, duke i dhënë ngjyrë dhe emocion edicionit të sivjetshëm të turneut “Lah Nimani”.

Boksierët nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut treguan përgatitje të shkëlqyer dhe përkushtim në ring, duke e bërë të vështirë çdo parashikim për finalet.

🗓 Finalet zhvillohen të dielën nga ora 12:00 dhe pritet të sjellin përballje edhe më spektakolare, ku secili boksier do të japë maksimumin për të fituar trofeun në këtë turne me traditë. 🥊