Klubi i Boksit A.P Peja organizoj turne në nderim të Faruk Kaliqanit dhe boksierëve Ferizi, Rama, Kastrati.

Klubi Boksit “A.P-Peja sot me 10 maj organizoi turneun memorial “Faruk Kaliqani” dhe ish boksierët e Pejës: Muhamet Ferizi, Zijadin Rama dhe Haki Kastrati.

Në këtë turne, morën pjesë boksier nga: Kosova, Shqipëria, Italia dhe Zvicrra.

U zhvilluan duele të mira me boks cilsor dhe një atmosferë e ngrohtë sportive.

Juria caktoi edhe boksierët më të dalluar të turneun ku u ndanë çmimet për:

1. Boksieri më i mirë: Lumturim Xhoxhaj K.B. “Prizreni”

2.Tekniku më i mirë: Riad Mziu K.B. “Trepça” Mitrovicë

3.Çifti më luftarak: Luis Gjolena (Shqipëri) dhe Donat Syla K.B. “Drita” Gjilan

4.Boksieri më perspektiv: Riad Alimusaj K.B. “A.P. Peja”

5.Boksieri më i mirë i huaj: Andrea Italiano (Itali)

6.Boksieri shqiptar nga diaspora: Shpat Millaku (Zvicër)