Turneu i 17-të ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”

TURNEU I – XVII – NDERKOMBËTAR “LAH NIMANI” 17 – 18.05.2025

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) do të organizojë turneun e 17-të ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili do të mbahet me 17 dhe 18 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Sllavakia, Shqipëria, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut.

Selektori Faton Xhakli ka bërë përzgjedhjen e boksierëve që do ta përfaqësojn Kosovën.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 17 maj, me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen 18 maj me fillim në ora 12:00.