Bashkim Bajoku ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë 54 kg në turneun ndërkombëtar të boksit “Grand Prix” në Zagreb.
Në finalen e zhvilluar sot Bajoku ka dominuar plotësisht gjatë të tre raundeve kundërshtarin e tij, boksierin anglez Brich.
Po ashtu, një tjetër sukses për ekipin ka ardhur në kategorinë 67 kg, ku Shpëtim Bajoku ka fituar medaljen e bronztë. Megjithëse nuk është paraqitur në gjysmëfinale për shkak të një lëndimi në vetull, ku kishte marrë gjashtë qepje, Shpëtimi ka dëshmuar aftësitë e tij deri në atë fazë të garës.
Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Shefki Bogujevci janë shprehur shumë të kënaqur me rezultatet e arritura nga boksierët në këtë turne.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2024/12/469669430_870135695275600_2651884645067176798_n.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2024/12/469716960_870137491942087_2149024505280867252_n-695x1024.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2024/12/469529810_870137535275416_7680144088640867327_n.jpg)