Klubi I boksit “Gjakova137” Gjakovë sot me 10 nëntor organizoi turneun tradicional të boksit “ XHAFER THAQI”
U zhvilluan gjithsejt 9 duele ku të pranishmit në palestren “Shani Nushi” u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ringë, organizimi ishte në nivel të lartë.
Në fund juria zgjodhi edhe më të mirët e turneut.
Boksieri më i mirë: Orges Tanushi
Tekniku më i mirë: Arian Dreshaj
Qifti më luftarak: Flori Tarani – Ensar Badalli
Boksieri më perspektiv: Riad Isufi
Boksieri më i ri: Dion Elezi
Gjyqtarë: Agim Tahiraj, Agim Shala, Marigona Beadini, Granit Qorri, m.kohe Egzon Shajkovci.
Delegat: Nadir Shllaku








