Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Çesme” në Turqi

Donjeta Sadikut do t’i takojë medalja e bronztë???? në turneun ndërkombëtar të boksit “Çesme”, që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Boksierja jonë, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, u mund në gjysmëfinale nga boksierja vendase, Gizem Ozer, me vendim të gjyqtarëve, vendim ky që u kontestua nga kampi i Donjetës.

Turneu në Turqi i shërbeu Sadikut para Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, që mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik në Poloni.