Nesër me 19 nëntor në finale të turneut ” Gongu i Artë” Kosova do të ketë 4 boksier 54kg.Bashkim Bajoku cili në gjysmëfinale mundi boksierin nga Skocia Lenon Mulligan, 67kg.Loris Idrizi i cili mundi boksierin nga Serbia Dushan Prica, 71kg.Patriot Behrami i cili mundi boksierin nga Scocia Harry Mcgrenra dhe 80kg.Dionis Gashi i cili u kualifikua direkt në finale.
Humbje pësuan 51kg.Dren Zariçi, 60kg.Gentrit Gashi i cili në një meq të barabart pësoi humbje dhe 63.50kg.Drilon Arifi.
Drejtësinë në këtë turne ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Besim Brahimi dhe trajneri Lirim Shllaku u ndan të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë në gjysmëfinale dhe presin që edhe në finale të ngadhnjejnë.
Finalet fillojnë nga ora 14:00.