DONJETA SADIKU NË KAMPIONATIN EVROPIAN 

Medalistja botërore në boks 60kg.Donjeta Sadiku së bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka nesër me 12 tetor 2022 udhëtojn në Kampionatin Evropian për seniore që mbahet në Budva (Mali i Zi) nga data 14-23 tetor.

Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgaditur maksimalisht për kët kampionat Evropian, shpreson dhe beson se nga ky kampionat Evropian Donjeta do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Duhet cekur se boksierja Sadiku ka qenë kampione Evropiane juniore dhe nënkampjone e Evropës për të reja (Youth),dhe këtë vit presim që Donjeta të kurorzohet me titullin e kampionës së Evropes dhe me medaljen e artë edhe si seniore.