KAMPIONATI BALLKANIK, ZAGREB KROACI 05-10 Maj.

Sot me 7 maj në ring u paraqit në 52kg.Bashkim Bajoku kundër boksierit nga Bosna e Hercegovina Haris Agonić, por boksieri nga Bosna fare nuk u paraqit në ring dhe Bashkim Bajoku fitoi duelin pa luftë.
Duhet cekur se Bajoku vitin e kaluar në dhjetor kishte mundë të njëjtin boksierë në turneun “Mustafa Hajrollahović-Talian” në Sarajevë bindshëm 5 me 0.
Sot në ring u paraqit edhe në 69kg.Patriot Behrami i cili boksojë kundër boksierit vendor kroatit Petar Cetinić ku gjatë tre raundeve u shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme nga dy boksierët, Behrami ishte më i pastër teknikisht por në fund gjyqtarët fitues shpallen boksierin Kroat Cetinic.
Patriot Behrami mbeti me medalje të bronzët.
Garen vazhdojnë boksieret në 52kg.Bashkim Bajoku, 64kg.Shpetim Bajoku dhe 81kg.Besart Pireva.
Kosova në kët Kampionat Ballkanik po mer pjesë me 4 boksierë dhe që të katertit kanë siguruar medalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.