Donjeta Sadiku në finale të turneut ‘Balkan’, e pret lufta me kampionen e botës, Ferreira

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’, që po mbahet në Botevgrad të Bullgarisë. Donjeta në gjysmëfinale mposhti boksieren vendase, Mehmedova Aslahan, kategoria -60 kilogramë.

Në finalen që zhvillohet nesër, boksierja jonë takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila në renditjen më të re të AIBA-s, ndodhet në vendin e parë.

Drejtësinë në këtë turne po e ndanë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.I urojmë fat dhe suksese Donjetës në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.