“Bordi i Federatës së boksit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, duke marr disa nga vendimet: 1. Bordi i Federatës së boksit ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale dhe sipas situatës që është, ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmëri me të vogël për fillimin e stërvitjeve.
Bordi i FBOXK ka marr vendim që në koordinim me MKRS dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit te Shëndetit Publik dhe Ministrisë se Shëndetësisë gradualisht të rikthehemi në stërvitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksierët të fitojnë formën e duhur për vazhdimin e garave.
Federata e Boksit ka paraparë që boksierët cilësor reprezentuesit (djem dhe vajza) ti dërgoi në përgatitje te përbashkëta bazike (bjeshkë).
Po ashtu bordi i FBOXK ka paraparë që garat të fillojnë me turneu “Lah Nimani” i cili do të mbahet ne fund të qershorit ose në korrik krejt mvaret prej tejkalimin e kësaj situate qe ndodhemi tani.
FBOXK ne bashkëpunim me klubet do te përpiloj kalendarin e ri për garat vendore, ndërsa për garat ndërkombëtare do te presim njoftimin nga federata ndërkombëtare e boksit Evropiane EABA dhe botërore AIBA, që kanë ndërprerë të gjitha garat ndërkombëtare deri me 20 gusht 2020.
2. FBOXK kërkon nga Kuvendet Komunale , që në afat sa më të shkurtër kohor , ti mbështesë financiarisht klubet e boksit, për ta kaluar këtë gjendje shumë të vështirë, që ka ndikuar në mbarëvajtjen dhe ekzistencën e klubeve tona.
Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë nga sportistë dhe sugjerojmë të kenë kujdes maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë të ruani distancën në mes veti siç është e parapare nga Instituti i Shëndetësisë.
Bordi I Federatës së Boksit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në boksin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja”, njofton Federata.