KRYEMINISTRI E HAP TURNEUN E 20-te

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në hapjen e Turneut Ndërkombëtar të Boksit, “Adem Jashari”, edicioni i 20-të, turne ky që ndër vite është organizuar në të gjitha qendrat më të mëdha të Kosovës, ndërkaq sot për herë të parë u mbajt në qytetin e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi kryetarin e Federatës së Boksit, Ramadan Selimin, kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, delegatin e AIBA-s, Viorel Sima nga Rumania, gjyqtarët e boksit, bokserët , fëmijët dhe të gjithë të pranishmit sot, tha se e ka për nder që në emër të Qeverisë së vendit të shpallë të hapur turneun tradicional të boksit “Adem Jashari”.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për “luftërat” që do të ndodhin në ringun ku edhe u bë hapja solemne e turneut, duke kërkuar nga gjyqtarët ndarjen e drejtësisë, e nga lojtarët përleshje të fortë, por fer.