KAMPIONATI BOTËROR PËR FEMRA NJU DELHI (INDI) 15 – 25 NËNTOR 2018

EKIPI I KOSOVËS PRAPË PROBLEME ME VIZA INDIANE

Boksierja nënkampionja Botërore, kampionja Evropiane Donjeta Sadiku dhe ekipi i Kosovës trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, prapë kanë hasur në probleme për tu paisur me Viza të shtetit të Indisë, ku mbahet Kampionati Botëror për femra senior nga 15 – 25 nëntor 2018.

Vitin e kaluar 2017 ekipi i Kosovës nuk u pais me viza te shtetit të Indisë për pjesëmarje në kampionatin botëror, ku nderhyri Ministria e punëve të Jashtme e Indisë me arsye se shteti Indian nuk e njeh pasaporten e shtetit të Kosoves dhe nuk e pranon si shtet Republiken e Kosovës, por duhet të kemi pasaporta të ndonji shteti tjeter që e njeh India.

Po këtë vitë ekipi i Kosovës është paisur me pasaporta Shqiptare për të mundur të hyjë në Indi dhe të mare pjesë në kampionatin Boteror, edhe pse ka dorezuar të gjitha dokumentacionin e kerkuar në Ambasaden Indiane në Sofje (Bullgari), ende nuk ka kufar komfirmimi, edhe pse nga 04 nëntor deri me 12 nëntor organizohet kampi i përbashket botëror në Nju Delhi, ku edhe Kosova ka paraqitur pjesëmarjen në këtë kampë që boksierja Donjeta Sadiku të jetë sa më e pergaditur për kampionatin botëror që është edhe kualifikues për Lojrat Olimpike 2020 në Londer.

Duhet cekur se Federata e boksit të Indisë, Federata Botërore AIBA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Olimpik Indian, kanë lejuar pjesëmarjen e Kosovës në këtë kampionat botëror dhe së bashku me Komiteti Olimpik i Kosovës janë duke bër trysni në Ministrin e punëve të jashtme të Indisë që të lejoj paisjen e ekipit të Kosoves me viza dhe hyrjen në shtetin Indian.

Shpresojmë dhe besojme se deri me 13 nëntor ekipi i Kosoves të paiset me Viza të Indisë, dhe të udhëtoj në kampionatin botëror në Nju Delhi(Indi) 15 – 25 nentor 2018.