KONFERENCA E PARË PËR MEDIA

Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur konferencën e parë për media dedikuar përgatitjeve për edicionin jubilar të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Kjo garë sivjet është vendosur të mbahet në qytetin e Mitrovicës më 24 dhe 25 Nëntor 2018.

Mediave u janë drejtuar Ramadan Selimi, president i Fboxk-së, Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBoxK-së dhe Nazmi Raci, nga sektori për sport në Mitrovicë.

Foto nga: Shpend Ahmeti