SHOQATA E GJYQTARËVE R&J TË KOSOVËS NË BOKS – SEMINARI DHE PROVIMET PËR GJYQTAR R&J TË BOKSIT

 

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit sot me 09 Shtator në ora 12h. në Shtepinë e Sporteve në Prishtinë organizoi seminarin dhe kollokfiumin(provimet) për gjyqtare ,si dhe pranimin e 6 gjyqtarëve të rinjë 
Para fillimit të sezonit vjeshtor të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise ,provime) për gjyqtare të boksit që të jenë sa me të afte për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjate sezonit vjeshtor.
Ky seminar ishte me randësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve te gjyqtarëve.
Ligjerues për gjyqtar ishin gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi,
Ndërsa gjyqtarët e rinje që për së pari herë ju nënshtruan provimeve ishin:Marigona Beadini,Hana Xhemajli,Fatlum Agushi,Agron Nushi,Luan Krasniqi.
Dhe së pari here shoqata e gjyqtarëve do të ket dhe gjyqtare femra e sidomos e mirseardhur është boksierja e njohur Marigona Beadini e cila besojm se do të ket sukses edhe si gjyqtare e boksit.
Dhe me sukses kaluan tekstin me shkrim mbi rregullat teknike te AIBA-s dhe mbushjen e listave poentuese të gjyqtarëve gjatë një dueli.
Dhe javen e ardhshme me 16 shtator do ti nënshtrohen tekstit praktik në ring gjate duelit të dy boksierëve.

 

DSC_0008

DSC_0015

DSC_0030

DSC_0033

DSC_0042

DSC_0051

DSC_0053

Leave a Reply

Your email address will not be published.