BOKS CILËSOR NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “PAVARESIA”.

Ky turne i nënti më radhë, është organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), turne që kënaqi një numër të vogël shikuesish,me boks cilesore dhe duele interesante Ndonëse ishin paraparë të zhvillohen nëntë duele, megjithatë, shikuesit e këtij sporti panë vetëm gjashtë meçe, pasi që dy boksierë nga Mali i Zi farë nuk kishin udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës.Ky turne nisi me duelin mes Liridon Tahirit (Kosovë) dhe Vuksan Gurit (Shqipëri). Ky meç dha boks të kënaqshëm, edhe pse ky duel u mbyll pa fitues. Interesant ishte edhe duel mes Krenar Zenelit (Shqipëri) dhe Besfort Merlakut (Kosovë), duel të cilin e fitojë boksieri i Kosovës.Dueli më joshëse ishte meçi në kategorinë 75 kg, mes Armend Neziraj (Kosovë) dhe Arjon Kajoshi (Shqipëri). Boksieri nga Shqipëria u tregua më i mirë në ring, përvoja ishte në anën e tij, dhe në fund boksieri kuqezi iu gëzua fitores.
Juria në përberjë: Fatmir Makolli (Kosovë), Zef Gjoni (Shqipëri), Blerim Sahiti (Maqedoni), Gani Kosumi (Radio Kosova) dhe Fatmir Bytyçi (KosovaPress), zgjodhën më të mirët e këtij turneu.Epiteti i boksierit më të mirë i takoi Arjon Kajoshi (Shqipëri), tekniku më i mirë u shpall Besart Kurhasku, çifti më luftarak Jasin Lama (Maqedoni)-Edmond Zefi (Kosovë), kurse, çmimin për fer-play e mori Besfort Merlaku.Fituesi i turneut të nëntë ndërkombëtar ‘Pavarësia’, Arjon Kajoshi i tha KosovaPress-it se është i kënaqur që fitojë Kupën e këtij turneu.
Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli tha se boksierët e ngjitur në ring treguan boks kualitative, edhe pse sipas tij, u zhvilluan mjaft meqe kualitative. Demolli tha se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë mundur të ftojnë më shumë shtete pjesëmarrës në këtë turne.“Besoj se boksi ishte në nivel të duhur,, por besoj se këto gjashtë meçe treguan boks kualitative. Siç e dimë se muaji shkurt ka peripecitë e veta për shkak të mjeteve financiare dhe nuk kemi mundur të ftojmë më shumë shtete si në vitet e mëparshme, sepse jemi në gjendje të mjerë financiare pasi që gjashtë muaj ne nuk kemi marrë asnjë ndihme nga Ministria dhe nga askush, por besoj së publiku është ndarë më këtë boks cilësorë”, ka theksuar Demolli.
Ai ka shtuar se ky turne është tradicionale, dhe sipas tij, në vitet e ardhshme ky turne do të jetë më masive.dhe tradita vazhdon.
TURNEU NDERKOMBËTAR “PAVARËSIA”

18.02.2017

Këndi i kuq | Red Corner | Këndi i kaltërt | Blue Corner
1. 52Kkg. Liridon Tahiri Kosovë Vuksan Guri Shqipëri 1:1
2. 56kg. Krenar Zeneli Shqipëri Besfort Merlaku Kosovë 3:2
3. 60kg. Jasin Lama Maqedoni Edmond Zefi Kosovë 1:4

4. 64kg. Dielli Vranoci Kosovë Violant Sylejmani Kosovë 0:0
5. 69kg. Besart Kurhasku Kosovë Taulant Sejfijaj Kosovë 3:2
6. 75kg. Armend Neziraj Kosovë Arjon Kajoshi Shqipëri 2:3

Gjyqtarë/ Referee

1.Latif Demolli
2.Rrustem Konjuhi
3.Agim Shala
4. Agim Tahiraj
5. Safet Syla
6.Fadil Bekteshi
7.Visar Ibrahimi
8. Granir Qorri

Delegat: Sylejman Voca
Mjeku kujdestar:Agron Kamberi

16641082_1382121971858583_5272879457439871445_n

16807505_1382122175191896_2008388869963175052_n

 

16864070_1382121985191915_7428539553810141124_n

16864270_1382121995191914_4246816973299855545_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.