• Kosova me Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku në Kupën Botërore “Feliks Stamm”
  • Turneu i 17-të ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”
  • Riad Isufi dhe Luan Rrahmani, kanë nënshkruar sot kontratat për bursa “Shpresa Olimpike 2025”
  • Klubi i Boksit “FIGHTER” Pejë organizoj Turneun ndërkombëtar të boksit për të gjitha grupmoshat
  • Turneu Memorial kushtuar “Faruk Kaliqanit” dhe ish boksierve tjerë të Pejës

URIME PËR SPORTISTËT DHE KLUBET E KOSOVËS

Për miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata. Sot, deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) përshëndet miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata. FBOXK shpreson se, kjo do t’i inkurajojë bizneset që të investojnë…

Lexo më shumë >>

Patriot Behrami nuk kalon nënkampionin Olimpik, por dëshmoi se është e ardhme e boksit

Boksieri ynë, Patriot Behrami, nuk ka arritur të kalojë edhe pengesën Lorenzo Sotomayor, nënkampionin Olimpik Rio 2016 dhe kampion i tanishëm nga Lojërat Evropiane Baku 2015. Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij. 19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit kosovar. Arritja në 8 boksierët më të mirë nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, është sukses i madh…

Lexo më shumë >>

Fitore e madhe e Patriot Behramit, mposhti medalistin e bronztë Olimpik

Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane Minsk 2019.Boksieri ynë triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012. Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte kundër saj

Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0. Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar. Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë….

Lexo më shumë >>

Shpëtim Bajoku pësoi humbje, por tregoi se ka të ardhme

Shpëtim Bajoku u mposht në rrethin e parë të garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Boksieri ynë u mund nga izraelit Ahmad Shtiëi, me rezultat 4:1 pas vendimit të gjyqtarëve. Bajoku tregoi se ka të ardhme, dhe në bazë të paraqitjes nuk do të ishte befasi nëse do të fitonte, për çka vendimi i gjyqtarëve dëshpëroi kampin e garuesit tonë. I urojmë më shumë fat Bajokut në garat…

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku dhe Shpejtim Bajoku sot paraqiten në ring

LOJRAT EVROPIANE MINSK 2019. 60kg.Donjeta Sadiku dhe 64kg.Shpejtim Bajoku sot paraqiten në ring. Shpëtim Bajoku sot bokson kundër boksierit Izraelit Ahmad Shtiwi nga ora 18:00. Ndërsa nga ora 20:30 Donjeta Sadiku paraqitet në ring kundër boksieres nga Danimarka – Ditte Frostholm.Shpresojmë në fitore të garuesve tanë dhe të kualifikohen në qetekfinale, e sidomis Donjeta Sadiku e cila në meqin tjetër e pret boksierja Ruse në luftë për medalje.Ndërsa për boksierin perspektiv…

Lexo më shumë >>

Boksieri Ardit Delijaj pësoi humbje ndaj armenit Nersesyan

Boksieri ynë Ardit Delijaj pësoi humbje nga armeni Gor Nersesyan në rrethin e parë të kategorisë -81 kilogramë, në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Gjyqtarët ndërprenë meçin në raundin e dytë, pasi garuesi ynë kishte gjakderdhje në hundë. I urojmë më shumë suksese Arditit në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Lexo më shumë >>

Fitore bindëse e Patriot Behramit kualifikohet në çerekfinale

Patriot Behrami ka shënuar fitore ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin në ring ti numërojë boksierit kroat.Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim.Urime dhe suksese në meqet e tradhes.

Lexo më shumë >>

DONJETA SADIKU BART FLAMURIN NË CEREMONINË E HAPJES TË L.E. MINSK 2019

Shkaku i vonesave me fluturimin nga Prishtina në Stamboll, ekipit kosovar në përbërje prej Agron Kuka, kryetar i federatës së xhudos, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, i është pamundësuar prezenca në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.Akili ka qenë i planifikuar ta bart flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes, Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në ceremoninë e hapjes flamurin ta bartë boksierja, Donjeta Sadiku, kampione e…

Lexo më shumë >>

Short relativisht i mirë për boksierët

Katër boksierët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, kanë mësuar sot shortin. Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj dhe Shpëtim Bajoku, janë boksierët që do të kryqëzojnë dorëzat prej 22 qershorit.Donjeta Sadiku në 1/8 e finales në kategorinë deri në 60 kilogramë do të përballet me danezen, Ditte Frostholm. Meçi zhvillohet më 23 qershor.Ardit Delijaj në kategorinë deri në 81 kilogramë, përballet me Gor…

Lexo më shumë >>