• Fitore e Donjeta Sadikut në qerekfinale të Kupës Botërore “Feliks Stamm” Varshavë, Poloni
  • Klubi i Boksit A.P Peja organizoj turne në nderim të Faruk Kaliqanit dhe boksierëve Ferizi, Rama, Kastrati.
  • Kosova me Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku në Kupën Botërore “Feliks Stamm”
  • Turneu i 17-të ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”
  • Riad Isufi dhe Luan Rrahmani, kanë nënshkruar sot kontratat për bursa “Shpresa Olimpike 2025”

KOSOVA ME 3 BOKSIER NË TURNEUN NDERKOMBËTARË “MIROSLAV PETROVIÇ” KUMANOVË 04.06.2022

Me ftesë të Federates së Maqedonis së Veriut Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç” në Kumanovë me 4 qershor 2022.Kosova përfaqesohet me 3 boksier në 71kg.Lekë Juniku (Youth),86kg.Remzo Mustafiç,92+kg.Shpejtim Shabani, trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Lexo më shumë >>

MKRS shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në botërorin e boksit

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, ka organizuar pritje për boksieren Donjeta Sadiku, drejtuesit e KOK-ut dhe Federatës së Boksit të Kosovës, pas suksesit të boksieres tonë në Kampionatin Botëror të Femrave 2022, të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Sadiku fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri ën 60 kilogramë, të parën për boksin kosovar, që prej pavarësimit të sportit tonë. Ministri Çeku i ka ndarë shpërblimin për…

Lexo më shumë >>

Taulant Jakupi boksieri me i mirë i turneut

Federata e boksit e Kosovës organizoj turneun tradicional ndërkombëtar i 14 me radhë “Lah Nimani” në boks, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi ,Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy ditë radhazi u tregua boks i mirë e me një organizim të shkëlqyer. Sot në finale FBOXK bëri një pritje solemne medalistes botërore heroinës Donjeta Sadikut, ku te pranishëm ishin zëvendësministrja…

Lexo më shumë >>

Organizohet turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’

“Federata e boksit e Kosovës do të organizoj turneun tradicional ndërkombëtar i 14 me radhë “Lah Nimani” me 21-22 maj, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. Peshimi i boksierëve : 08:00 – 09:00 në Hotel “Grand” PrishtinëGarat zhvillohen: E Shtune 21Maj ora 16:00 – Gjysmë finalja E Diele 22 Maj ora 12:00 – Finalet Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.Gjyqtarë: Agim…

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg. Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar. KOK përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik.

Lexo më shumë >>

DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS

Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Boksierja jonë mundi Ëu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg. Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore. I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë. Krenar me ty!

Lexo më shumë >>

Donjeta kualifkohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore të madhe në Kampionatin Botëror.  Edhe një fitore me peshë të madhe që e afron drejt zonës së medaljes, në botërorin që po mbahet në Stamboll. Boksierja ka shënuar fitore në peshën lehtë, duke e mundur Jocelyne Tshamala të Kongos.  Boksierja jonë kualifikohet në çerekfinale dhe me synime që të futet në gjysmëfinale.

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku e nis me fitore Kampionatin Botëror

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg. Donjeta boksoi sot në mbrëmje, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun. Në xhiron…

Lexo më shumë >>

Sadiku nesër nis garën në Kampionatin Botëror

Donjeta Sadiku do të nis nesër (e enjte) garën në Kampionatin Botëror të boksit për femra. Në xhiron e parë, Sadiku do të ndeshet me japonezen Taguchi Ayaka. “Donjeta është në formë të mirë dhe presim fitore. Nëse kalon xhiron e parë në gjiron e dytë do të pret fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe boksieres nga Republika Demokratike e Kongos”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.

Lexo më shumë >>

KAMPIONATI BOTËROR I BOKSIT PËR FEMRA STAMBOLL (TURQI)06-21 Maj 2022

Sot me 8 maj u hodh shorti i boksiereve të Kampionatit Botëror 60kg.Donjeta Sadiku që përfaqeson Kosovën, në gjiron e parë eliminatore do të boksoj kundër boksieres nga Japonia Taguchi Ayska.Selektori i boksiereve (Femrave) Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me shortin dhe presin fitore nga Donjeta në gjiron e parë dhe të vazhdoj rrugen drejt medaljes pasi që Donjeta është në formë dhe ndihet shumë mirë.

Lexo më shumë >>