Bajoku fiton ndaj ukrainasit në Botërorin e boksit në Liverpool
Bashkim Bajoku ka shënuar fitore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë. Bajoku e ka mposhtur me rezultat 3:2 boksierin ukrainas, Oleh Chuliacheiev, duke kaluar kështu në rrethin e dytë të garës. Sfida e radhës për Bajokun do të zhvillohet të martën, kur ai do të përballet me përfaqësuesin e Kazakistanit, Makhmud Sabyrkhan. Bajoku garon në kategorinë deri në 55 kilogramë.









