Boksierja Sadiku në gjysmëfinale të turneut në Bullgari
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të boksit “Stranxha” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti Tursynbek Alnar nga Kazakistani. Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Sadiku mundi bindshëm me rezultat 5:0 kundërshtaren e saj. “Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale. Më 28 shkurt për kundërshtare ka boksieren nga Turqia Erginoguz Evin. Duhet cekur se kjo…









