Gjysmëfinalet e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Lah Nimani” – Edicioni i 17-të
Të shtunën u zhvilluan 11 meçe gjysmëfinale, të cilat sollën një nivel të lartë cilësie dhe rivaliteti, duke i dhënë ngjyrë dhe emocion edicionit të sivjetshëm të turneut “Lah Nimani”. Boksierët nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut treguan përgatitje të shkëlqyer dhe përkushtim në ring, duke e bërë të vështirë çdo parashikim për finalet. Finalet zhvillohen të dielën nga ora 12:00…









