Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Gjysmëfinalen e zhvillon të mërkurën përballë grekes, Sofia Legaki.





