Kampionati Evropian U19, Ostrava (Rep.e Çekisë) 30 shtaor – 9 tetor 2025

September 29, 2025

Kosova me 2 boksierë: Riad Isufi 50kg. dhe Ari Krasniqi 70kg, në Kampionatin Evropian U19 që do të mbahet në Ostrava (Rep.e Çekisë) nga 30 shtaor – 9 tetor. Ekipin do ta udhëheq trajneri Shemsedin Tahiri, i ftuar të ndaj drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Në këtë kampionat Evropian do të jetë një konkurencë jashtëzakonisht e fortë ku janë paraqitur më shumë se 30 shtete me 370 boksierë….

Read More >>

Bajoku eliminohet nga Kampionati Botëror    

September 9, 2025

Boksieri Bashkim Bajoku nuk ia doli në përballje me kazakun  Sabyrkhan Makhmud. Bajoku në kategorinë 55 kg është eliminuar nga Kampionati Botëror. Kampionati po mbahet në Liverpool të Anglisë. Bajoku pësoi humbje nga  nënkampioni botëror, Sabyrkhan Makhmud.

Read More >>

Bajoku fiton ndaj ukrainasit në Botërorin e boksit në Liverpool

September 7, 2025

Bashkim Bajoku ka shënuar fitore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë. Bajoku e ka mposhtur me rezultat 3:2 boksierin ukrainas, Oleh Chuliacheiev, duke kaluar kështu në rrethin e dytë të garës. Sfida e radhës për Bajokun do të zhvillohet të martën, kur ai do të përballet me përfaqësuesin e Kazakistanit, Makhmud Sabyrkhan. Bajoku garon në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Read More >>

Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në Botërorin e boksit që po mbahet në Liverpool.

September 7, 2025

Sadiku, që garoi në kategorinë deri 60kg, u mposht nga boksierja nga Kazakistani, Viktoriya Grafeyeva me rezultatin 3:2.  Federata e Boksit e Kosovës e ka konsideruar të padrejtë humbjen e Sadikut.  “Në sesionin e dytë nga ora 18:00, Donjeta Sadiku boksoi me nënkampionen e botës  Grafeyeva Viktoriya nga Kazakistani, ku pësoi humbje padrejtësisht me rezultat 3:2. Edhe pse sipas duelit raundi i dytë dhe i tretë duhet të ishin në…

Read More >>

Kampionati Botëror në Boks – Liverpool: Fitore për Shpëtim Bajokun në debutimin e tij

September 7, 2025

Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë, më 4 shtator, dy boksierë shqiptarë dolën në ring: Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpëtim Bajoku (70 kg). Idrizi u përball me spanjollin Ibarrech Conde Oier, por nuk arriti të siguronte fitore, duke pësuar humbje në një ndeshje të fortë. Ndërkohë, Shpëtim Bajoku shkëlqeu në kategorinë 70 kg, duke mposhtur boksierin nga Iraku, Hassanpour…

Read More >>

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror

September 3, 2025

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 4 deri më 14 shtator 2025 mbahet në Liverpool të Anglisë. Ekipit i prinë medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku, vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku, si dhe Loris Idrizi. Është ky botërori i parë i organizuar nga Federata e re e cila menaxhon me bokësin ndërkombëtar, World Boxing. KOK iu uron fat dhe suksese boksierëve tanë,…

Read More >>