Sadiku siguron “vizën” për në Lojërat Olimpike Paris 2024
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.