Donjeta Sadiku dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte kundër saj
Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0. Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar. Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë….