Kosova do të marr pjesë në kampionatin Botëror në Beograd-(Serbi) me flamur dhe Himn

May 1, 2020

AIBA shpalli Beogradin si një qytet pritës të Kampionatit Botëror të Boksit për seniorë të vitit 2021.Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet për pjesëmarrje në Kampionatin botëror në vitin 2021 në Beograd (Serbi) me 3 ose 4 boksierë. Kombëtarja e boksit të Kosovës pas pranimit në federatën Botërore të boksit AIBA në vitin 2013, ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet botërore që janë organizuar deri më tani,…

Read More >>

Fboxk për komunitetin e boksit

April 8, 2020

Të dashur miq të boksitNë këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe më tutje në gjithë globin, në emër të Kryetarit, sekretarit, Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në boksin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja. Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë dhe sygjerojmë të keni kujdesin maksimal ndaj shëndetit…

Read More >>

Ekipi Olimpik i boksit lirohet nga karantina në Qendrën e Studentëve

April 3, 2020

Ekipi Olimpik i boksit është liruar sot nga karantina, ku prej 16 ditësh ndodhej në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit Covid 19. Një ditë më parë atyre iu ishte bërë testi, i cili kishte rezultuar negativ. Ekspedita prej katër boksierëve, dy trajnerëve dhe një zyrtari, iu bashkuan sot familjeve të tyre. “Falënderojmë Institutin e Shëndetësisë, Policinë e Kosovës, Qendrën e Studentëve, KOK dhe…

Read More >>

Boksierët nga Konvikti I Studentëve shprehin mirënjohjen dhe kane një porosi

March 24, 2020

Në emrin tim personal dhe në emër të ekipit të kombëtares së Kosovës në boks, falenderojm familjarët, farefisin e gjerë, shokët, punëtoret sportive, kryetarët e federatave, sekretarët e federatave, kryetaret e klubeve të boksit, gjyqtarët, boksierët, gazetarët etj.për interesimin e parreshtur për gjendjen e ekipit të boksit në karantine. Falenderim i posaqëm shkon për presidentin e KOK z.Besim Hasani, i cili në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me Behxhet…

Read More >>

“Apel KOK-ut, MKRS-së, Qeverisë nga kombëtarja e Kosovës në boks.

March 19, 2020

Ekipi i kombëtares së Kosovës në boks bën apel Komitetit Olimpik, Ministrisë së Sportit, Qeverisë që sa më shpejt t’i mundësohet largimi nga karantina 14 ditore që ju është caktuar në konviktet e Kosovës. Arsyeja është se ekipi i kombëtares në boks ju ka përmbajtur të gjitha rregullave që janë kërkuar nga organet kompetente (policia, personat mjekësor etj.) dhe ju kanë shtruar dy kontrollave mjekësore që kanë treguar se ekipi…

Read More >>

Delegacioni i boksit arrin në Prishtinë, dërgohen në karantinë tek Qendra e Studentëve në Prishtinë

March 18, 2020

Delegacioni i boksit është kthyer para pak çastesh nga Londra në Prishtinë, me aeroplanin privat të ish-zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. Falë bashkëpunimit të presidentit të KOK-ut, Besim Hasani me ministren për Kulturë, Rini e…

Read More >>

Falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ekipi i boksit është nisur nga Londra për në Prishtinë

March 18, 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme kanë shqyrtuar opsione të ndryshme për kthimin e delegacionit të boksit nga Londra në Prishtinë. Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të…

Read More >>

Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit

March 16, 2020

Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokyo 2020 që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe. Boksieri ynë, 20-vjeçar, u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë. I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare Patriotit. Nesër garon Donjeta Sadiku, në 1/8 e finales së kategorisë -60 kg.

Read More >>

Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku, garoi sot në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.

March 15, 2020

Bajoku u mposht nga garuesi me shumë përvojë, Nikolai Terteryan i Danimarkës, kategoria -63 kg. Duhet cekur se Bajoku para 10 dite ka qenë i ftohur me grip dhe ka mar infuzione dhe nuk ishte në formën e duhur dhe me të drejtë trajnerët dorëzuan meqin në raundin e tretë Shpëtimit i urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.Nesër garon Patriot Behrami në kategorinë -69 kg.

Read More >>

Bajoku para sfidave në Londër

March 15, 2020

Boksieri i kombëtares së Kosovës, Shpëtim Bajoku, është gati për meçin e sotëm në garat Kualifikuese Evropiane për Lojërat Olimpike –‘Tokyo 2020’.Bajokun synon fitore dhe të avancojë më tej.  “Sot në ring paraqitet 63 kg Shpëtim Bajoku kundër boksierit të Daninarkës Terteryan Nikolai.Meçet fillojnë nga ora 12.00”.

Read More >>