KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS NË BOKS 27-28.04.2024 GJILAN

April 19, 2024

NJOFTIM PËR TË GJITHA KLUBET Njoftojmë të gjitha klubet se në Kampionatin individual të Kosoves marrin pjesë të gjitha klubet e regjistruara pranë FBOXK-së. 1).Te drejtë pjesëmarrje kanë boksierët Senior, Youth (Të Rinjë)U18, dhe Junior U16 2). Të gjitha librezat e boksierëve duhet të jenë të regjistruara në FBOXK për vitin 2024. 3).Të gjithe garuesit duhen të kenë në libreza kontrollimin mjekësor brenda 6 muajve. 4) Të gjitha klubet të…

Read More >>

Federata e Boksit kërkon selektor, e hapur edhe për trajnerë të huaj

April 11, 2024

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) ka publikuar kriteret dhe detyrat që duhet t’i përmbushë selektori i ri për seniorë. Federata e Boksit të enjten ka hapur konkurs, ndërsa do të jetë i hapur dhjetë ditë. FBOX-ja është i hapur edhe për trajnerë të huaj. “Federata e Boksit e Kosovës pas gjashtë muajve të ushtruesit të detyrës të selektorit Musli Zymberi, shpall konkurs për selektor të boksierëve seniorë (të rritur…

Read More >>

KUVENDI I RREGULLT I PUNËS I FBOXK 2023

April 1, 2024

Sot me 01 Prill 2024 në Sallen e Hotel “Sirius” në Prishtinë u mbajt Kuvendi i Rregullt i punës i Federatës se Boksit te Kosovës për vitin 2023 RENDI I DITËS: 1. Zgjedhja e kryesisë së punes (Kryesia e punës së kuvendit prej 3 (antaresh) 2. Zgjedhja e procesmbajtesit 3. Zgjedhja e Komisionit Verifikues të mandateve të delegatëve 4. Raporti i punës së FboxK për vitin 2023 5. Raporti finansiar…

Read More >>

Kosova do t’ia mësyjë me tetë boksierë Evropianit të Beogradit

March 29, 2024

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se do të marrë pjesë me tetë boksierë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Beograd të Serbisë. Kjo ngjarje do të zhvillohet nga data 15 prill deri më 29 prill të këtij viti. Ndërkohë, para nisjes së turneut, Federata e Boksit i ka dërguar letër Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Federatës Evropiane dhe asaj të Serbisë që të zbatohen masat dhe udhëzimet…

Read More >>

Turneu ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”

March 26, 2024

Në nderim të ”EPOPËS SË DUKAGJINIT” edhe këtë vit Klubi i boksit “A.P.Peja” Pejë organizoj turneun e boksit në nderim të 25 vjetorit të ditës së fillimit të luftës së UÇK-së në Dukagjin. Në kët turne u zhvilluan 8 duele u tregua boks i mirë dhe cilsor, disa duele u dalluan me boks luftarak që ngriti në këmbë publikun e pranishëm në palestren e Sportit “ Karagaq”- Pejë. Ishte një…

Read More >>

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike.

March 13, 2024

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike. Diskutuan për ndeshjet dhe rrugëtimin e saj për të fituar normën olimpike, emocionet e ndeshjes së fundit e gjithashtu përgaditjet për pjesëmarrjen në ndeshjet e radhës që do të jenë intensive. Ministri Çeku i siguroj Donjetën dhe ekipin e saj për mbështetje të plotë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024. Të pranishëm…

Read More >>

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi priti Donjeta Sadikun

March 13, 2024

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike Paris 2024. Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO Paris 2024, pas katër luftërave të fituara në turneun botëror kualifikues të mbajtur në Busto Arsizio të Italisë….

Read More >>

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024

March 10, 2024

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024 në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë. Bajoku pësoi humbje nga kampioni i botës 2023, Ruslan Abdullayev i Uzbekistanit, në rrethin e tretë të kategorisë -63.5 kg. Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që mbahet në Bangkok të Tajlandës në muajin maj. I urojmë fat…

Read More >>

Sadiku siguron “vizën” për në Lojërat Olimpike Paris 2024

March 10, 2024

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.

Read More >>