Boksierët kosovarë në pritje të vizave për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror

Federata e Boksit të Kosovës, ka bërë të ditur se boksierët kosovarë  janë në pritje të vizave, në mënyrë që të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror i cili do të zhvillohet më 15 maj në Uzbekistan.

Kosova në këtë kampionat pritet të përfaqësohet nga 3 boksierë, Bashkim Bajoku, Shpejtim Bajku dhe Loris Idrizi,

Selektori Besim Brahimi është shprehur se boksierët kanë qenë në përgatitje të përbashkëta dhe janë në formë të mirë, dhe beson se me një short të mirë presim medalje nga ky kampionat botëror.