VITI MË I MIRË I BOKSIT KOSOVAR

Federata e boksit e Kosovës përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha duke fituar 5 medalje të bronzta dhe duke bërë historin e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare.

Medalja e bronztë botërore(Turqi) dhe e bronztë Evropiane(Mali I Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje e bronztë mesdhetare(Algjeri) nga Shpetim Bajoku, dhe dy medalje të bronzta Evropiane U18 (Bullgari) nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla.

Medalje dhe kupa nga turnet ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian EUBC dhe botëror IBA.

FboxK ka zhvilluar gjithsejt 34 gara (turne)13 kombëtare dhe 21 ndërkombëtare, përfshirë, Kampionatin botëror për femra seniore, Kampionati Evropian për femra seniore, Kampionatet Evropiane për të rinj (Youth) junior, shkollar (kadet), Lojërat mesdhetare dhe Kampionatin Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshat, 4 përgaditje të boksierëve reprezentues të të gjitha grupmoshave.