Politika pengon pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror

Vendim skandaloz i spanjollëve, nuk i pajis me viza boksierët e Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

Nuk është hera e parë që politika spanjolle vepron kësisoj dhe i dëmton sportistët tanë.

“Politika pengon pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror në Spanjë.

Boksierët e Kosovës përsëri kanë problem për pjesëmarrjen në  Kampionat Botëror nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës. 

Rasti i fundit është Kampionati Botëror në Alicane La nucia – Spanjë 13 – 27.11.2022, ekipi i Kosovës me kohë  është  paraqitur për pjesëmarrje në ketë Kampionat Botëror dhe ka aplikuar për viza, për  boksieret 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg  Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli.  Dje me 10 nëntor kemi marrë përgjigje negative për viza nga ambasada spanjolle në  Shkup të Maqedonisë Veriore. Ne kemi kërkuar sqarime nga Federate Botërore – IBA për mospajisje me viza, por jemi shumë të pikëlluar që morëm këtë lajm dhe e konsiderojmë vërtet të papranueshëm, pasi besojmë se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë.

Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federatës Botërore – IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më parë që ka ndodhur në Indi, Serbi, tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar.

Boksierët tanë të përfaqësueses janë përgatitur maksimalisht, janë ne formë të mirë dhe është një ëndërr e madhe për ta që të jenë pjesë e këtij Kampionati Botëror.

Ne kemi Kërkuar nga IBA që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.