Donjeta fiton të argjendtën

Sot u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Balkan”në Sofia,Bulgari, në finale Donjeta Sadiku boksoj kundër boksieres nga Anglia Whitwell Shona në një duel të fortë ku gjatë tre raundave u shkëmbyen shumë goditje dhe në fund gjyqtarët 2 me 1 fituese shpallen boksieren angleze Shona.

Edhe pse Donjeta dominoi në dy raundet e fundit duke sulmuar dhe goditur kundërshtaren e cila tanë kohën e mbajke dhe kur pritej që Donjeta të shpallej fituese gjyqtarët menduan ndryshe dhe fituese shpallen boksieren nga Anglia.

Trajnerja Mariola Sallauka është e kenaqur me boksin dhe formen që tregoj Donjeta dhe për Donjetën këto duele ishin të mirëseardhura para kampionatit Evropian që mbahet në muajin tetor në Budva (Mali i Zi).

Drejtesinë në këtë turne ndau gjyqtari ndërkombëtar IBA Latif Demolli.