PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS DJEM DHE VAJZA PËRGADITJET NË BREZOVICË

Sot me 25 gusht në ora 10:00. Boksierët-ret e përfaqësueses së Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan në pergaditje bazike në Brezovicë.

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgaditje bazike të boksierëve të Kosovës para fillimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Poashtu këto përgaditje janë të mirëseardhura për boksierët-ret senior dhe të rinjë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Ballkanik djem e vajza , Sofje (Bullgari)-Turneu ndërkombëtar “Balkan” për femra seniore.
Monza (Itali)Kampionati Evropian për junior, Glivice (Poloni) Turneu i 17 ndërkombëtar “Silesian” për femra-junior, youth dhe senior, Sarajeve (B. e H.) Turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talijan”, Budva (Mali i Zi) EUBC Kampionati Evropian për femra senior, Praga (Çeki) Turneu ndërkombëtar “Julius Torma Memorial”, Prishtinë – Turneu ndërkombëtar – XXII – “Adem Jashari”, Spanjë – Kampionati Botëror për djem e vajza të rinjë (Youth) etj.

Selektori Besim Brahimi ka berë përzgjedhjen e boksierëve senior dhe të rinjë. Senior: Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Shpetim Bajoku, Altin Shala, Remzo Mustafiç.
Të rinjë (Youth): Taulant Jakupi, Donat Syla, Dior Berisha, Mehmet Haxhani trajner.

Selektori Besnik Vranovci ka berë përzgjedhjen e boksierëve junior dhe shkollar. Junior: Luan Morina, Rexhep Morina. Shkollar: Denis Krasniqi, Eldar Aliu, Flori Tarani, Ensar Badallaj

Selektori Faton Xhakli ka berë përzgjedhjen e boksierëve senior, juniore, shkollare: Albulena Gubetini ,Alnera Brahimi, Liberta Haxholli, Suela Canolli, Erinda Veliu, Diellza Halili, Orinda Xhakli, Leona Dobratiqi