Eldar Aliu ndeshet me boksierin nga Serbia

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, njofton se shorti nuk është i lehtë për boksierët e Kosovës.

Ata besojnë në rezultate sa më të mira, madje edhe në ndonjë medalje. 

“U hodh shorti i Kampionatit Europian për shkollar (kadet) në Erzurum të Turqisë.

Në 50 kg Eldar Aliu do të boksojë kundër boksierit nga Serbia Gjorgje Markoviq: 52 kg Flori Tarani për kundërshtar ka boksierin rumun Ciprijan Julian Buletica dhe 54 kg Ensar Badallaj do të boksoj kundër armenit Aleks Pertosyan.

Selektori Besnik Vranovci beson dhe shpreson se xhiron e parë boksierët tanë do ta kalojnë pa problem.

Drejtësinë në ketë Kampionat Evropian e ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”.