TAULANT JAKUPI BOKSIERI MË I MIRË I TURNEUT

Klubi i boksit “ Sport Center” Gjakovë organizoi turneun ndërkombetar “14 Qershori Dita e Çlirimit të Gjakovës”me 11 qershor 2022, në Palestren e Sporteve “Shani Nushi” Gjakovë.
Gjithsejt u zhvilluan 31 duele u tregua boks i mirë dhe cilsor, dhe një organizim i mirë i nikoqirit. Pjesëmarrës ishin boksierët nga Gjermania, Shqipëria dhe Kosova.

Në fund juria zgjodhi boksierët më të mirë të turneut.
1.Boksieri më i mirë – Taulant Jakupi – Kosovë
2.Tekniku më i mirë – Stiven Xixi – Shqipëri
3.Qifti luftarak – Luan Morina – Behar Preshtreshi – Kosovë
4.Boksieri më i mirë i huaj – Jinane Azzizi Gjermani
5.Boksieri më i mirë vendor – Loris Idrizi – Kosovë
6.Boksieri më perspektiv – Riad Mziu – Kosovë

Drejtësinë ndanë Gjyqtarët:
1.Agim Tahiraj
2.Granit Qorri
3.Visar Ibrahimi
4.Filip Nue
Delegat: Nadir Shllaku